Izraeli u lejua të marrë pjesë në Eurovision 2026, nis bojkotimi nga disa shtete
Rudina Hajdari ka reaguar pas komenteve të shumta që janë bërë në rrjetet sociale për lapsusin që bëri në foltoren e Kuvendit. Duke theksuar se problemet me artikulimin vijnë për shkak se ka jetuar 17 vite në Amerikë, Hajdari është e bindur se më të pranueshme janë lapsuset se sa të gënjejë demokratët.
“Kam kaluar 17 vite në Amerikë dhe ky është fakt. Po më mirë lapsuset e mia se sa t’i gënjej demokratët çdo ditë duke ju thënë që mos të kalojnë në eufori se 85% e shqiptarëve thonë “Rama ik” & “Basha & Kryemadhi hajde”. Ndërkohë i kanë lënë pa punë e pa bukë për hesapet e tyre”, thotë deputetja.
Hajdari shton: “Po atë anglishten e di si e flas ama kur vjen puna të ulem me Amerikanët, Gjermanët, etj, aq mirë sa e bëjnë dallimin e nuk merren më me gënjeshtrat e këtyre. Prandaj kanë frikë këta kur ulem unë me ndërkombëtarët dhe sulmojnë nga mëngjesi në darkë duke u kapur me gjëra banale.”
Ndërkohë, në seancën e parë plenare ajo u shpreh: ““Ne do vijojmë që të përçajmë të gjithë Shqipërinë. Ne do shkojmë në çdo qytetet për të njohur vendin me alternativen demokrate.”
Top Channel