Gazmend Bardhi u paraqit vetë në gjykatë dhe nuk priti që të shoqërohej me forcë pas urdhërit të gjykatës për të dëshmuar për dosjen “Babale”. Por Gazmend Bardhi tha që në fillim se nuk i kishte mbërritur ende njoftimi nga gjykata por që ishte vendosur në dijeni për thirrjen si dëshmitar.
Përgjatë një ore ai solli edhe njëherë në versionin e tij duke thënë se audiopërgjimi i kishte rënë në dorë pas një investigimi gazetaresk dhe kishte qenë gazetari që e kishte sjellë për mos t’ju rrezikuar jeta.
Por Fredi Alizoti tha që e kishte takuar Gazment Bardhin dhe ky version u kundërshtua nga dëshmitari ashtu sikurse edhe kur u pyet nga Top Channel, ai tha se për herë të parë e shikonte Fredi Alizotin këtë të mërkurë. Por Bardhi e cilësoi procesin si të kotë pasi nuk ishin kryer hetime siç duhen.
Ndërkohë dëshmoi në gjykatë edhe ish-kryeprokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, i cili tregoi se kishte takuar deshmitarin V në cilësinë e detyrës që mbante dhe se për këtë fakt kishte kërkuar ndërhyrjen e SHISH sapo Albert Veliu kishte folur për çështje trafik droge.
Anila Hoxha
Top Channel