Më datë 6 shtator do të mbërrijë në Tiranë delegacioni i Komisionit të Venecias në një mision faktmbledhës për shkeljet e pretenduara të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, në vendimin për të anuluar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.
Anëtarët e delegacionit do të takohen personalisht me presidentin Meta, i cili është subjekt i misionit e tyre, për të vijuar më pas me takimet e tjera zyrtare.
Zyrtarët e tjerë që do të takohen me delegacionin e Komisionit të Venecias janë: Kryeparlamentari Gramoz Ruçi; përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës në Parlament, përfshirë Komisionin e Posaçëm Hetimor, ministrin e Brendshëm, përfaqësues të KQZ-së dhe kryetarin në detyrë të Gjykatës Kushtetuese.
Mazhoranca po pret një përgjigje nga Komisioni i Venecias para se të vendosë për fatin e Presidentit nëse duhet të qëndrojë në detyrë apo ta shkarkojë per shkeljë të rëndë kushtetuese.
Top Channel