Ndonëse tha se në këtë krizë politike “opozita është në të drejtën e vetë përballë një pushteti që është maksimal dhe arrogant”, analisti Alfred Lela theksoi gjithashtu se problemi me opozitën është “te fakti që mundohet ta trajtojë shtatorin si takim me historinë.”

Por nuk është kështu, tha Lela në “Top Show”, nuk është takim me historinë. Ai kërkoi që “opozita të dalë përpara pasqyrës dhe të kuptojë se është takim me amerikanët.”

“Historia janë amerikanët dhe ne duhet të rakordohemi me amerikanët”, tha Lela duke shtuar se amerikanëve u duhet dhënë një propozim për krizën dhe në këtë mënyrë propozimi u bëhet edhe shqiptarëve.

“Radikalizimi nuk të çon te fitorja”, tha Alfred Lela.

  Salianji në “Top Show”: Zgjedhje të parakohshme, por jo në 13 tetor

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA