Vullneti është më i rëndësishëm se niveli i inteligjencës kur vjen fjala tek të qënit i suksesshëm.
Psikologes Angela Duckworth iu deshën vite të tëra studimi të subjekteve të ndryshme për të dalë në këtë përfundim. Ndërsa krahason arritjet e karrierës, shpjegoi ajo për Forbes, ndodh të gjendesh përpara një përfundimi të papritur.
Shumë prej atyre që në shkollë kanë qenë fëmijë me një IQ prej gjeniu dhe që mësuesit i konsideronin të jashtëzakonshëm, mezi kanë avancuar në karrierë, thotë Duckworht që i mbështet këto pretendime në verifikimet e vetë, të bëra në kohë.
Si mund të ndodhë kjo? Shpjegimi që jep psikologja është se inteligjenca nuk duhet konsideruar si treguesi më i mirë për suksesin në të ardhmen.
Sekreti i madh i suksesit, thotë ajo nuk është talenti; është puna, këmbëngulja dhe vullneti.
Përpjekjet e vazhdueshme, dëshira për të ecur përpara pavarësisht vështirësive e madje edhe dështimeve, të çojnë drejt përmirësimit, që vjen në këtë mënyrë ngadalë, por i sigurt. Tek njerëzit shumë të suksesshëm, Duckworth zbuloi së pasioni i shtynte të mos dorëzoheshin, ndërsa vetë rrugëtimi i tyre, sado i lodhshëm, kishte qenë po aq I rëndësishëm sa rezultati final.
Irida Vasia
Top Channel