Prokuroria nuk ka qëndruar indiferente në lidhje me skandalin e lejimit të shitjes së kimikatit Silicon Mix me urdhër të ish-ministrit Niko Peleshi.
Top Channel ka denoncuar se si një sasi e madhe pesticidi me emrin Silicon Mix po shitej ne Shqipëri si pleh kimik. Por vetë fermerët e blinin atë për të vrarë inspektet që dëmtonin qershitë.
Silicon Mix ishte bllokuar nga AKU por me një udhër të ish-ministrit Niko Peleshi, bllokimi u hoq dhe në treg u shitën 4600 kilogram kimikat. Skandali është evidentuar nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili akuzon ish-ministrin se ka shkelur ligjin. Nisur nga të gjitha këto fakte, Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar informacion pa cenuar hetimin, Prokurorisë së Tiranës për mënyrën se si e ka trajtuar këtë çështje.
Kjo letër e Prokurorisë së Përgjithshmë ndërkohë zbulon se ka një hetim për këtë çështje. Top Channel investigoi për javë të tëra se si në në farmacitë bujqësore shiteshin pesticide të ndaluara apo të parregjistruara. Një prej tyre ishte edhe Silicon Mix, një kimikat që fermerët e merrnin si pesticid kundër insetkeve, por që këshilltarët e ish-ministrit Peleshi dhe vetë ish-ministri e shihnin si pleh kimik dhe lejuan shitjen.
Kjo ndodhi edhe pse nga specialistët e laboratorit shtetëror thuhej se Silicon Mix nuk ishte pleh kimik. Tashmë letra me firmën e ish-ministrit është në dorën e prokurorëve
Top Channel