
Për arrestimin e ish-drejtorit Armand Mamani, Drejtor i Agjencisë së Mirëqënies dhe Kujdesit Social në Gjirokastër ka reaguar ish-deputeti Vangjel Tavo nga LSI.
Mamani është emëruar në këtë detyrë në kohën kur Tavo ishte deputet dhe është zgjedhur nga propozimet e LSI. Sipas ish deputetit të LSI, fajtor është kryebashkiaku aktual për të cilin shkruan:
“Palo kryetari i ri i Bashkisë Gjirokastër, i cili në votimet më moniste të 30 qershorit, ku kandidoi përballê vetes, arriti rekordin për numrin më të vogël të votave nga partia që përfaqëson dhe ata 1500 votues që i detyroi me forcë ja quajtën votën e pavlefshme pasi nuk mund të bëheshin zare të këtij gaztori.
I kompleksuar me rekordin e votave më të ulëta, ky gaztor nisi shkarkimet politike. Armand Mamani, Drejtor i Agjencisë së Mirëqënies dhe Kujdesit Social u përball ditën e dytë të punës së kryetarit gaztor me një audit të befasishëm kontrolli, i cili nuk gjeti asnjë shkelje. Ndërkohë u sajua një histori e turpshme për lidhje të paligjshme energjie elektrike.
U bëj apel organeve të drejtësisë të mos përdoren politikisht dhe të mbrojnë të vërtetën duke mos u bërë pjesë e arrogancës dhe hakmarrjeve të kryetarit gaztor të paligjshëm, të dalë nga zgjedhje anti-kushtetuese, dhe me rekord të paparë dështimi votash.
Armand Mamani u arrestua për shkak se ju gjetën shkelje të ligjit. Me firmën e tij kishin përfituar të afërm dhe persona që nuk duhet të përfitonin fonde nga shteti”.
Top Channel