Sesioni i ri parlamentar ka nisur me konfliktin “Ballistë vs Partizanë”. Ka qenë ftesa e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi për deputetët që t’i bashkohen festimeve të 75 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë, çka ngjalli reagimin e Adriatik Alimadhit, kryetar i Ballit Kombëtar.

Alimadhi mori i pari fjalën pas fjalimit hapës të Ruçit, duke shprehur pakënaqësi për ftesën.

“Kryeparlamentari na fton të shkojmë te ata që baballarët e këtyre kanë vrarë njerëzit tanë. Të dyja krahëve politike u ka bashkuar 5 maji. Jam kryetar i Ballit Kombëtar dhe shkoj në kafene dhe thonë: kryetari i kujt është ky, i pulave? Kështu do të vazhdojmë ne, ku po e çoni këtë vend?!”

Deputeti i opozitës parlamentare kërkoi në Kuvend që të merret një nismë për historinë në mënyrë që shqiptarët, siç tha ai, t’i japin dorën njëri-tjetrit.

“Ne (ballistët) jemi vrarë, jemi pushkatuar, jemi internuar, jemi përbuzur padrejtësisht, por u kërkoj një nder, të marrim një nismë për historinë. A do i japim dorën njëri-tjetrit ne shqiptarët?”,- u shpreh Alimadhi.

  Largimi i PD-LSI, Gramoz Ruçi: Zëvendësimi i deputetëve riktheu legjitimitetin e Kuvendit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA