12/01 22:34
Para mbledhjes së parlamentit i paraprin sot në ora 11.00 Konferenca e Kryetarëve tek kryesia e Kuvendit e cila do të vendosë për kalendarin dhe programin e Parlamentit.
Draft kalendarik ka në agjendë dekretet e presidentit. Janë gjithsej 9 ligje të mazhorancës që presidenti Ilir Meta ka refuzuar t’i dekretojë.
Po ashtu në këtë sesion mazhoranca do të vendosë për fatin e kreut të shtetit, nëse ai do të vijojë të qëndrojë në detyrë apo do e shkarkojë.
Kujtojmë se për shkarkimin e Metes duhen 94 vota, por më parë pritet që komisioni hetimor të mbyllë punën.
Top Channel