Këtë të hënë ka nisur regjistrimi i fëmijëve në kopshtet publikë të Tiranës . Ndryshe nga vitet e tjera në kopshte nuk gjeje prindër që mbanin radhë të gjata në pritje për tu regjistruar
Prindërit kanë dorëzuar dokumentet e nevojshme për regjistrim që nga vertetimi kartës së vaksinave , vërtetimi punës së prindërve ,certifikatat dhe dokumente të tjera, përpara një komisioni të ngritur për këtë proces.
E njëjta situate ishte pothuajse në të gjitha kopshtet
Por pas kësaj procedure, një tjetër komision do të vendosë nëse fëmija do të pranohet në kopsht me fjetje apo deri në vaktin e drekës ,në varësi kjo të mundësive të prindërve . Regjistrimet do të vijojnë për gjate dy javëve për të nisur në datën 16 shtator.
Top Channel