2 shtatori shënon edhe nisjen e regjistrimit të maturantëve në 38 universitetet publike e private të vendit.
Regjistrimet do të kryhen në 7 faza 48 orëshe. Në rang Republike, Shkencat Ekonomike vazhdojnë të mbajnë vendin e parë, janë më të kërkuarat nga maturantët.
Rreth 23 maturantë kanë aplikuar gjithsej për një program studimi. Edhe këtë vit rreth 80 % e maturantëve kanë preferuar universitetet publike. Kjo është Bora. Ka ardhur bashkë me prindërit dhe motrën nga qyteti i Vlorës për t’u regjistruar në Fakultetin e Ekonomisë, në Tiranë.
“Fitova për Informatikë Ekonomike, aplikova në 10 degë dhe kam fituar në të 10. Mesataren e gjimnazit e kam 10”, shprehet Bora.
“Ne bëmë një tentative për jashtë, për në Austri”, thotë babai i Borës, Gerdi.
“Unë do të bëj tre vite këtu dhe masterin do t’a doja jashtë, pasi këtu ka pak shpresa për të ardhmen tonë thotë një djalë. Financa , dega ime të jep mundësi të punësohesh si tek privati edhe në shtet thotë një aplikante”, shprehen disa aplikantë të tjerë.
Universitetet nisin vitin akademik në datën 14 tetor.
Juli Ristani
Top Channel