Gjatë fjalës së saj në sesionin e ri parlamentar, deputetja Rudina Hajdari dha një pasqyrim të situatës në vend, ku sipas saj, e gjitha është rezultat i marrëveshjes Lulzim Basha- Monika Kryemadhi, çfarë ka shpënë në ngritjen e perandorisë Rama.

“Nuk ka absolutisht asnjë lloj dyshimi që kjo qeveri është ndër më skandalozet që ka patur ndonjëherë vendi, siç shprehen edhe raportet e SHBA, FMN, etj. Nuk ka asnjë dyshim që ne kemi një nga korrupsionet më të larta në vend, jemi me një kryemisnitër që i ka sjellë regresion Shqipërisë, s’di të menaxhojë ekonominë e vendit, nuk ka vullnet dhe dëshirë për të mbajtur para përgjegjësi asnjë zyrtar të lartë që akuzohet. Shqiptarët po larhophen çdo ditë e më shumë… bandat kanë zaptuar vendin dhe kanë pushtet mbi pushtetin…”, u shpreh Hajdari.

Më tej deputetja parashtoi pyetjen e saj:

“Kush është fajtor për këtë situatë që erdhi si pasojë e 25 qershorit, kush e bëri Edi Ramën perandor? Kjo ishte një marrëveshje tjetër midis Bashës dhe Monika Kryemadhit, sepse kërkuan që ta bënin Ramën perandor, të riinstalonte diktaturën në vend. Përballë kësaj qeverie skandaloze dhe kësaj marrëveshjeje që instaloi këtë regjim, opozita duhet të qëndrojë në parlament, është e vetmja rrugë e drejtë. Duhet të vazhdojmë të mnështesim reformën në drejtësi, po zvarritet pa fund nga Partia Socialite dhe po atakohet nga partitë  e tjera.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA