“Down ik qërrohu!”, protestë para Kuvendit për zëvendësin e Ruçit
02/09/2019 18:12
Fondacioni për trajtimin e fëmijëve me sindromën down e priti me protesta nënkryetarin e parlamentit Myslym Murrizi.
Ata ishin vendosur në hyrje të Kuvendit, kur po kalonin deputetët që do të marrin pjesë në seancën e parë.
Komentet e zëvendësit të Gramoz Ruçit në rrjetet sociale, ku ofendoi një komentues “down ik qërrohu” ka ngjallur reagimin e fondacionit dhe shoqërisë civile që kërkoi dorëheqjen e Murrizit.
Ky ishte komenti që shkaktoi protestën.
Top Channel