Anila Hoxha

Këshilli i Lartë i Prokurorisë parashikon se SPAK do ketë një volum të madh pune për të hetuar korrupsionin, ndaj edhe vazhdon të jetë në mëdyshje se sa duhet të jetë numri minimal i prokurorëve të posaçëm në mënyrë që të jetë funksional. Ndonëse nga lista prej 15 prokurorësh të cilët morën pikët maksimale si më të mirët që do të hetojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar, 10 prej tyre e kanë kaluar vetting-un, KLP gjendet në dilemë.

Në kohën kur pesë kandidatë të tjerë presin njoftimin për të dalë para vetting-ut, në këtë pikë vendimi më i rëndësishëm përpos atij të Komisionit të Pavarur të Kualfikimit i takon KLP. Sidoqoftë Gent Ibrahimi  shpreson që edhe pesë kandidatët e tjerë që janë Anton Martini, Elisabeta Ymeraj, Doloresa Musabelliu, Ndini tavani dhe Anita Jella të konfirmohen në detyrë në mënyrë që Spak të jetë i plotë.

“Dimë se cilat vepra penale që po hetohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda do të transferohen për hetim në Prokurorinë e Posaçme. Dimë se cilat vepra të reja penale që hetohen nga prokuroritë e zakonshme, do të hetohen në të ardhmen nga Prokuroria e Posaçme. Në këto kushte jemi në gjendje të bëjmë një llogari në lidhje me ngarkesën e punës që e pret Prokurorinë e Posaçme”, tha Ibrahimi.

Por nga ana tjetër dy kandidatë për në SPAK, Besnik Muçi dhe Manjola Kajana janë apeluar, çka do të thotë se edhe kjo rrethanë e vendos KLP në vështirësi përsa kohë ligji kërkon ngritjen e SPAK me jo më pak se dhjetë prokurorë. Nga ana tjetër burimet thanë për Top Channel se brenda shtatorit do përfundojnë seancat edhe për pesë kandidatët e tjerë, ndërsa të martën del në shkallën e  dytë të vetting-ut Besnik Muçi, i cili nëse konfirmohet duhet të zgjedhe mes SPAK dhe Gjykatës Kushtetuese.

1.Altin Dumani

2.Anton Martini

3.Elisabeta Imeraj

4.Arben Kraja

5.Manjola Kajana

6.Enkelejda Millona

7.Doroleza Musabelliu

8.Klodian Braho

9.Ened Nakuçi

10.Edvin Kondili

11.Besnik Muçi

12.Ndini Tavani

13.Behar Dibra

14.Elida Kaçini

15.Anita Jella

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA