Belshi “pushtohet” nga turistët. Banorët, në hall: S’kemi me shtretër për t’i akomoduar
01/09/2019 12:39
36 mijë turistë e vizituan Belshin këtë sezon turistik ndërsa potenciali i zonës duket se po rritet vit pas viti. Qendra e qytetit dhe fshati turistik Seferan tashmë po vizitohen jo vetëm nga vendasit por edhe të huajt.
Zhvillimi i agroturizmit mbetet një nga drejtimet kryesore të turizmit në këtë zonë me pamjen fantastike të 82 liqeneve.
Ndërsa numri i vizitoreve shtohet vit pas viti po ashtu shtohen edhe sfidat e bashkise së Belshit, por edhe të banoreve të zonës, për te krijuar me shumë mundësi sidomos akomodimi.
Top Channel