Legjenda thotë se për të krijuar varret “kofun”, ditën punonin njerëzit dhe natën perënditë.

Të ngjashme për nga përdorimi me piramidat e Egjiptit, këto varre, të cilat kanë ekzistuar që 1600 vite më parë nëpër Japoni, ishin një mënyrë për të shprehur pushtetin e personit që varrosej brenda tyre.

Të mbrojtura nga UNESCO,  shumë prej tyre nuk janë lejuar të hapen e të gërmohen nga arkeologët, ndaj mbeten një mister i madh.

Ato çfarë e ngacmojnë edhe më shumë kureshtjen, janë përmasat e këtyre monumenteve, që për nga sipërfaqja janë më të mëdha se piramidat e  Egjiptit.

 

FOTO GALERI
1/17
Nga shekulli i tretë e deri në të gjashtin, Japonia ka pasur rreth 20.000 varre të tilla. Sot kanë mbetur rreth 50, kryesisht në zonën e Osaka Sakait.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA