Mbrëmjen e sotme, një sherr mes dy grupeve në Fier degjeneroi në dhunë fizike dhe të shtëna me armë zjarri.

Sipas drejtorit të policisë, Andon Marku janë shoqëruar dy persona në polici, ndërkohë që bëhet me dijeni se dy shtetas janë plagosur me armë zjarri dhe dy të tjerë me armë të forta.

Sipas Andon Markut, njëri prej agresorëve i ka marrë pistoletën policit të patrullës dhe ka qëlluar brenda ambienteve të spitalit.

Drejtoresha e spitalit, Nevila Shake bën me dijeni se të plagosurve po u ofrohet ndihma e specializuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA