Një vit parë Top Channel tregoi mashtrimin që bëhej në fushën e imputeve bujqësore. Insekticidi Silikon Mix, importohej në vendin tonë si pleh, por që nga fermerët përdorej kundra insekteve të qershive.

Në tetor të 2017 Autoriteti Kombëtarë i Ushqimit mori masa administrative ndaj subjektit furnizues përkatësisht me gjobë në vlerë 60.000 lekë dhe bllokimin e 4600 litrave të insekticidit silikon mix.

Por që më vonë ky insekticid u zhbllokua me urdhër të ish ministrit të bujqësisë Niko Peleshi. Mashtrimin e silikon miksit e konfirmoi edhe Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Laboratorin e Plehrave Kimive.

Rihedhja në treg e kimikatit silikon miks ishte në kundërshtim ishte në kundërshtim me ligjin. Këtë gjë e thotë KLSH në raportin për auditimin e ushtruar në AKU.

Praktika të tilla janë në kundërshtim me legjislacionin, në zbatimin të ushtrimit të kompetencave të tyre ligjore të kryejnë analiza laboratorike të thelluara për të arritur në një konkluzion mbi elementët përbërës të produkteve të tilla, dhe më pas të bëj publike rezultatet laboratorike, duke mbrojtur të drejtat e qytetarëve të garantuara nga Kushtetuta e republikës së Shqipërisë.

Urdhri i gabuar i Niko Peleshit për konsumatorin shqiptar garantoi më shumë helme në fruta perimet tonë.

Rudina Muça

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA