Policia kufitare në Qafë Botë, Sarandë ka parandaluar një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike.

Kështu, mësohet se brenda një automjeti është bërë i mundur sekuestrimi i 32 kilogramë kanabis, ndërkohë që është arrestuar drejtuesi, shetetasi me iniciale N.R., 34 vjeç.

Policia, e cila dyshonte se automjeti në fjalë mund të ishte duke transportuar lëndë narkotike, e dërgoi këtë të fundit në vijën e dytë të kontrollit, ku konstatoi, me ndihmën edhe të qenit antidrogë, se në brendësi të tij ishin fshehur narkotikë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA