Ngjarja e rëndë në Fier, FNSH dhe Policia rrethojnë spitalin
31/08/2019 22:18
Ngjarja e rëndë mbrëmjen e sotme ,në Fier, ku gjatë një sherri mes dy grupeve të rinjsh mbetën të plagosur 4 persona, ka sjellë forca të shumta policore në vend.
Aktualisht, siç mund ta shihni dhe në video, FNSH ndodhet në vendngjarje dhe ka izoluar totalisht spitalin.
Sipas drejtorit të policisë, Andon Marku janë shoqëruar dy persona në polici, ndërkohë që bëhet me dijeni se dy shtetas janë plagosur me armë zjarri dhe dy të tjerë me armë të forta.
Sipas Andon Markut, njëri prej agresorëve i ka marrë pistoletën policit të patrullës dhe ka qëlluar brenda ambienteve të spitalit.
Drejtoresha e spitalit, Nevila Shake bën me dijeni se të plagosurve po u ofrohet ndihma e specializuar.
Top Channel