Zv/kryeministri Erjon Braçe ka reaguar pas vendimit të Gjykatës për të liruar nga qelia administratorët e kompanive të urbanëve të Tiranës, të cilët akuzohen për falsifikimin e biletave, me një dëm të konsiderueshëm ekonomik për shtetin.
Vjedhja me biletat, jepen masat e sigurisë për 8 të arrestuarit
Braçe thotë se vendimi për të liruar biznesmenët dhe për të mbajtur në qeli punonjësit, është produkt i drejtësisë së vjetër. Me këta gjyqtarë, thotë Braçe, ka punë vetting-u.
Ai paralajmëron edhe biznesmenë të tjerë që kryejnë shkelje, të cilët i quan “të paligjshmit në ekonomi”, se mundohen kot të djegin letrat pasi shteti është një hap përpara tyre.
Reagimi
KJO ESHTE #DREJTESIAEVJETER
QE KEMI!
Ky eshte produkti i kesaj #Drejtesie;
Pronaret e administratoret ne shtepi,
punetoret e tyre ne burg!
Cdo inspektor te #Tatimeve,
cdo oficer te #PoliciseseShtetit qe merret me krimin ne ekonomi,
cdo prokuror qe u morr drejtperdrejt me hetimin e kesaj ceshtjeje dhe qe
sot ndjehet i tradhetuar nga nje pjese e shtetit ku sherben;
dua ta falenderoj per superpunen e bere profesionalisht e ne perputhje me ligjin,
dua ti them edhe qe duhet bere durim edhe pak, shume pak:
NE VETTING KA RRADHE
E RRADHA PO VJEN SHPEJT,
ME SHPEJT SEC KETA KANE PARASHIKUAR NE PLANIN E TYRE TE BIZNESIT!
Duhet qe te gjithe bashke te bejme punen qe kemi nisur, ndershmerisht,
drejt e ne perputhje me ligjin!
Keta perballe do jene me
biznesin e tyre paligjshem qe ka shkaterruar nje sistem te tere drejtesie.
Ne nuk kemi pune me keta;
ME KETA KA PUNE VETTINGU!
Ne kemi pune me #DrejtesineeRe,
per cdo shkeles ligji,
pavaresisht pushtetit politik e ekonomik, miqve ne politike dhe biznes,
parave e pronave qe kane;
por edhe per cdo gjyqtar qe
eshte mu si keta,
shkel ligjin duke e bere ate me gunga per punetoret dhe magnet parash ne njeren ane, sfungjer ne anen tjeter per pronaret e paligjshem!
Nderkohe,
do vijoj te komunikoj me te paligjshmit ne ekonomi;
E keni kot,
kot i digjni letrat, jemi nje hap para jush,
kemi cdo gje ne leter, ze e figure!
Mos u zhysni edhe me ne krim,
do ju kushtoj shume shume me shtrenjte!
Rruga e drejte, e ligjshme dhe korrekte ne pagimin e tatimeve e taksave,
ju kushton shume me lire!
Top Channel