Ishemitë cerebrale apo hemorragjitë janë shtuar shumë vitet e fundit. 2500 raste preken çdo vit në vendin tonë. Por ajo që e bën më shqetësuese situatën është se kjo sëmundje ndonëse më parë prekte moshat e mëdha, tanimë ajo prek moshën aktive për punë, kryesisht 40-vjeçarët.

Mjekët neurologë u sugjerojnë qytetarëve që të mos neglizhojnë asnjë simptomë shëndetësore në trupin e tyre siç janë hipertensioni apo problemet kardiake, pasi shkaku kryesor i ishemive apo strokut cerebral, siç e quajnë mjekët, janë sëmundjet e pakontrolluara.

Ishemitë dhe hemorragjitë cerebrale përveçse marrin jetë,  janë shkak i invalidizmit, pasi shkaktojnë paraliza të gjymtyrëve apo pjesë të ndryshme të trupit.

Stroku renditet i dyti si shkaktar i invaliditetit dhe i treti për mortalitetin.

Por nëse pacienti arrin të lexojë mirë sinjalet që i jep trupi i tij që në momentet e para atëherë mund të shmangen pasojat e rënda.

Në qendrën spitalore “Nënë Tereza”, çdo vit shtrohen 1 000 persona me aksidente vaskulare cerebrale, ku mes tyre nuk mungojnë pacientët e rinj 20-vjeçarë, kryesisht përdorues droge.

Alma Demiraj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA