Fier/ Të shtëna në repartin e Kirurgjisë, plagosen 4 persona
31/08/2019 21:31
Mbrëmjen e sotme, në qytetin e Fierit ka ndodhur një shkëmbim zjarri mes dy grupe të rinjsh.
Pas konfliktimit të tyre në Levan, përplasja ka vazhduar edhe në ambientet e Urgjencës së Spitalit, në repartin e Kirurgjisë.
Si pasojë kanë mbetur të plagosur lehtë 4 persona.
Sipas korrespondentit të Top Channel- it, Shpëtim Cane, shtetasi që ka qëlluar është larguar menjëherë. Policia është vënë në ndjekje të autorit.
*Lajmi mbetet në përditësim
Top Channel