Pas shkollës “Kosova”, e cila u ndërtua e nga e para dhe me standarde të larta. Një tjetër shkollë të cilën kryetari i bashkisë e vlerëson shumë të mirë, i shtohet kryeqytetit. Shkolla “Servete Maci” është rindërtuar nga e para.
“Në 2011, plani i administratës së shkuar ishte ta mbyllte shkollën prej kushteve të rënduara dhe të lironte terrenin, nuk e di, për ndonjë pallat a diçka tjetër. Sa shpejt ndryshojnë gjërat, kur do të punosh për mirë! Bashkë me deputeten, me qeverinë, me të gjithë komunitetin e Njësisë 9, e kemi kthyer shkollën në një bizhu. Nëse shkolla “Kosova” mbahej si shkolla më e mirë e re, unë them se “Servete Maçi” e kalon me disa herë. Kemi parë bashki, ministri, por që ia mbërritëm ditës, që një ndërtesë publike, shkollë për fëmijët tanë, të jetë shumë herë më luksoze, shumë herë më cilësore, shumë herë në nivel më të lartë arkitekture e urbanistike, se ndërtesat publike të qeverisë dhe të Bashkisë, nuk e kishim menduar kurrë”, ka thënë Erjon Veliaj.
Shkolla “Servete Maci” është shkollë muzike dhe kryetari i bashkisë i ftoi të gjithë ata që kanë talent të regjistrohen pranë kësaj shkolle.
“Dua të ftoj të gjithë banorët, jo vetëm të zonës, por edhe gjithë Tiranës, duke qenë se nuk është vetëm një shkollë lagjeje, por e gjithë qytetit, që të bëjnë përgatitjet e fundit për regjistrimet; ama, ne do të respektojmë kuotat, nuk do kalojmë mbi 600 nxënës, për t’u siguruar që shkollat e reja nuk pësojnë mallkimin e shkollave të vjetra. Sot kemi shkolla cilësore edhe tek “Kosova”, edhe tek “Betim Muço”, “Ardian Klosi”, “Servete Maçi” e të tjera, që kanë filluar të ndërtohen, si “Nënë Tereza” në Kodër-Kamzë, “Kristo Frashëri” te “Don Bosko”, dhe besoj se vetëm duke krijuar një mjedis cilësor për çunat e gocat e qytetit tonë, kemi vënë bastin më të mirë e të sigurt për të ardhmen e këtij”, shton Veliaj.
Rikonstruksioni i shkollës Servet Maci, shmang mësimin me dy turne për nxënësit e njësisë administrative 8 dhe 9, në kryeqytet.
Top Channel