Procedohet 50-vjeçarja; po digjte mbeturinat, i vuri zjarrin 5 dynymëve tokë
30/08/2019 20:01
Policia e Pogradecit filloi procedimin penal në gjendje të lirë ndaj një shtetase 50-vjeçare, banore në fshatin Grabovicë.
Gruaja me iniciale N.B nisi të digjte një sasi mbeturinash, por zjarri i doli jashtë kontrollit dhe për pasojë dogji një sipërfaqe prej 5 dynymë vreshtë, barishte dhe shkurre.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.
Top Channel