Në Korçë disa të shtëna me armë kanë krijuar panik. Raportohet se të shtënat kanë ndodhur në lagjen 3 të qytetit në vendin e quajtur ish depoja e ujit.
Raportohet se është shtënë disa herë në drejtim të një banese, por pa shkaktuar të lënduar.
Burime policore, bëjnë të ditur se është qëlluar në drejtim të shtëpisë se Juxhin Kullës. Kulla është një person me precedent penal në fushën e narkotikëve.
Mësohet se ai ndodhej në oborrin e banesës kur është qëlluar.
Korçë-Informacion paraprak
Më datë 30.08.2019, rreth orës 21:15, në lagjen nr.3, në afërsi të Depos së Ujit, është qëlluar me armë zjarri, dyshohet në drejtim të një banese, pa shkaktuar dëme në njerëz.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Top Channel