Të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge dhe grup të strukturuar kriminal, SPAK dërgon për gjykim 10 persona Dy vajza janë përplasur nga një automjet në Korçë, teksa po kalonin nga njëra anë e rrugës në tjetrën.
Vajzat të cilat paraprakisht mendohen të jenë të moshës 10 dhe 19- vjeçare, sapo kishin nisur të kalonin rrugën kur janë goditur nga një mjet pasagjerësh. Furgoni i linjës Korçë-Bilisht dyshohet se po lëvizte me shpejtësi në rrugën ku ka ndodhur aksidenti.
A.R dhe P.N, respektivisht 19 dhe 10 vjeç kanë qenë duke kaluar një nga rrugët e lagjes 10 të qytetit, mes zonës së banuar, kur u përplasën nga makina, ndërsa kanë marrë dëmtime të shumta.
Menjëherë ato u transportuan për në Spiralin Rajonal të Korçës, ku paraprakisht mjekët thanë se gjendja e tyre shëndetësore paraqitet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit u shoqërua nga policia.
Top Channel