Pas udhëzimit të kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e drejtoreve të Shkodrës dhe zëvendësimin e tyre me drejtuese gra, kane ardhur edhe dorëheqjet e para. Deri mw tani janë disa drejtorë që kanë paraqitur dorëheqjet e tyre, duke i hapur rrugë, kandidaturave të reja.

Ata pritet te zëvendësohen me gra, anëtare të Partisë Socialiste të Shkodrës. Gazetari i Top Channel, Klodian Zhivani tha se disa prej drejtorëve në Shkodër kanë nisur të zbatojnë urdhrin e kryeministrit Edi Rama.

Në total janë 16 drejtori që udhëhiqen nga burrat dhe tashmë disa prej tyre janë larguar, për t’iu hapur rrugë femrave.  Deri më tani janë 8 drejtues, që kanë dhënë dorëheqjen nga postet e tyre, ndërsa drejtorit të spitalit rajonal të Shkodrës, Ardian Dajti, nuk i është pranuar dorëheqja. Ai po vazhdon detyrën.

Ndërkohë, shkodranët e kanë cilësuar si një situatë komike, vendimin e marrë nga Kryeministri, por ka pasur edhe reagime ku ata kërkojnë që drejtoritë të ndahen 50% me 50%. Por ka pasur edhe reagime ku shkodranët duan që drejtuesit të jenë profesionalë dhe jo politik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA