Përmes një deklarate, ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara tërhoqën vëmendjen përsa i përket çështjes së zgjedheve të ardhshme në Kosovë.

Në hyrje të letrës drejtuar udhëheqësve të partive, kandidatëve dhe popullit të Kosovës thuhet se zgjedhjet e ardhshme janë mundësi vendimtare për qytetarët e Kosovës që të vendosin për drejtimin e shtetit dhe se qytetarët e Kosovës meritojnë premtimin për të ardhme paqësore dhe të begatë, dhe e vetmja rrugë për të siguruar këtë të ardhme është përmes shprehjes së vullnetit të popullit në këto zgjedhje.

“Ne presim nga të gjitha partitë politike dhe kandidatët që të promovojnë një ambient të drejtë të garës zgjedhore në tërë Kosovën. Ne inkurajojmë qytetarët që të lajmërojnë abuzimet e fondeve apo resurseve publike në fushatë, si dhe çdo përpjekje për frikësim. Ne presim nga autoritetet e Kosovës që të ndërmarrin veprime të shpejta dhe të duhura ndaj gjitha shkeljeve në tërë shtetin. Për të ardhmen demokratike të Kosovës është me rëndësi që të gjithë ata që janë të përfshirë të respektojnë ligjet zgjedhore të shtetit, dhe që zgjedhjet të zhvillohen siç është e paraparë me 6 tetor,” shkruhet ndër të tjera.

Më tej vazhdon:

“Udhëheqësve të partive dhe kandidatëve u themi:

Shpresojmë të ju shohim në këtë fushatë zgjedhore të angazhuar në debat energjik dhe të sinqertë lidhur me mundësitë dhe problemet që ka Kosova.

Siç edhe vunë në dukje qeveritë tona së fundmi, zgjedhjet dhe formimi i qeverisë së re ofrojnë një mundësi për rifillimin urgjent të bisedimeve me Serbinë me qëllimtë arritjes sënjë marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, politikisht të qëndrueshme, dhe ligjërisht të obligueshme, dhe që i kontribuon stabilitetit rajonal. Kjo qartësisht është në interesin e Kosovës. Për të arritur një marrëveshje qeveria e ardhshme e Kosovës do të ketë nevojë për fleksibilitet për të negociuar, dhe aftësi për të artikuluar një vizion pozitiv për marrëdhënien e ardhshme të shtetit me Serbinë, dhe dobitë ekonomike dhe të sigurisë që ajo mund t’i sjellë Kosovës.

Shpresojmë se kjo fushatëdo të ketë politikanët të angazhuar ndaj qytetarëvë të të gjitha komuniteteve në një debat publik energjik dhe të sinqertë për mundësitë dhe sfidat që ka shteti. Votuesit dëshirojnë që udhëheqësit e tyre të sigurojnë që të rinjtë e Kosovës do të mund të ndërtojnë të ardhmet e tyre këtu. Votuesit meritojnë përgjigje të detajuara nga partitë për atë se si programet e tyre do të forcojnë sistemine arsimit ashtu që të diplomuarit të jenëmë mirë të përgatitur për punësim; se si ato programe do të krijojnë vende pune dhe si do të përmirësojnë zhvillimin e sektorit privat dhe investimet, si do të përkrahin ndërmarrësinë, si do të mbajnë përgjegjësinë fiskale, dhe si do të përmirësojnë sigurinë e furnizimit me energji dhe mjedisin.”

Në fund, ambasadorët i drejtohen popullit:

“Qeveritë tona dëshirojnë që Kosova, e cila tash gjendet në dekadën e dytë të ekzistimit, të ketë sukses.Ne do të vazhdojmë të përkrahim zhvillimin e saj. Por, përgjegjësia për të ardhmen e Kosovës, për udhëheqësit e Kosovës, dhe për vetë Kosovën, ështëvetëm e juaja, e popullittë Kosovës.

Ky është shteti juaj. Falë shumë atyre që kanë luftuar dhe sakrifikuar, vendi juaj është një demokraci. Sikurse edhe demokracia në shtetet tjera, përfshirë shtetet tona, sistemi i Kosovës ka papërsosmëri. Zërat dhe votat tuaja janë të rëndësishme. Vetëm populli mund të sjellë ndryshime.”

 

 

 

 

 

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA