Pa u mbushur 24 orë nga mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste, ku u vendos për largimin e drejtuesve të drejtorive në Shkodër, disa prej tyre kanë dhënë vetë dorëheqjen. Top Channel mëson se janë gjashtë drejtues drejtorie, përfshirë kryetarin e PS në Shkodër, që kanë dhënë sot dorëheqjen.
Janë dorëhequr:
Kadri Ymeri – Drejtor i DAR Shkodër,
Mustaf Kraja – Drejtor i Bujqësisë Shkodër,
Luan Heta – Drejtor i HEC Vau Dejës,
Edmond Emini – Drejtor i Postës Shkodër ( Kryetar i PS Shkodër),
Agim Dardha – Drejtor Administrata e Zonave të Mbrojtura në Shkodër,
Astrit Beci – Drejtor i Shëndetit Publik Shkodër.
Pas skandalit me Valdrin Pjetri, kryeministri Edi Rama kërkoi ristrukturimin e PS dhe të drejtorive në Shkodër. Ai ka urdhëruar që në krye të drejtorive të emërohen vetëm gra.
Shkodër, vetëm gra drejtuese. Si po pritet vendimi i kryeministrit për shkarkimin e burrave
Top Channel