Së paku 23 njerëz ndërruan jetë dhe 13 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një sulmi në Meksikë, mbrëmjen e së martës.
Zjarrvënia ndodhi në një lokal, në shtetin jugor të Veracruz-it duke sjellë vdekjen e 15 burrave dhe 8 grave.
Ndonëse ende nuk ka asnjë arrestim, autoritetet deklarojnë se janë duke kryer hetimet përkatëse për gjetjen e agresorëve.
Guvernatori i Veracruz-it, Cuitláhuac García Jiménez dënoi në Twitter sulmin në fjalë.
“Njësoj si në Minatitlán, ku arritëm t’i gjenim personat përgjegjës, edhe krimi i ndodhur disa çaste më parë në Coatzacoalcos nuk do të shpëtojë pa u ndëshkuar. Grupet kriminaloe s’tolerohen më” tha Jiménez duke iu referuar sulmit të prillit në Minatitlán, Veracruz, ku gjatë një feste u qëlluan 13 njerëz.
Top Channel