Eduard Kukan, njohës i mirë i Ballkanit dhe ish-ministër i Jashtëm i Sllovakisë, ka deklaruar se Maqedonia e Veriut mund të marrë një datë në muajin tetor për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian, ndërkohë që shanset janë të pakta që kjo të ndodhë edhe për Shqipërinë.
Në një intervistë për ‘Slovak Foreign Policy Association’, Kukan thotë se shqiptarët nuk mund të arrijnë kompromise dhe kjo e bën jo-realiste që Shqipërisë t’i jepet datë për negociatat.
“Ata (shqiptarët) duhet të zbatojnë një reformë të madhe në drejtësi, opozita bojkoton Parlamentin dhe mbi të gjitha, shqiptarët nuk mund të gjejnë kompromise”, është shprehur ish-anëtari i Parlamentit Evropian.
Sa i përket Shkupit, Kukan ka deklaruar: “Maqedonisë së Veriut mund t’i jepet një datë specifike në samitin Evropian të vjeshtës, çka për mua është realiste.”
Top Channel