Italia nuk shkon në zgjedhje/ Demokratët i kërkojnë presidentit të emërojë Konten kryeministër

28/08/2019 20:58

Në presidencën italiane u zhvillua raundi i dytë i konsultimeve për krijimin e koalicionit qeverisës.

Kreu i shtetit, Sergio Matarella duhet të marrë në mbrëmje vonë ose më e shumta nesër në mëngjes një vendim mbi qeverinë e re. Mediat italiane flasin për një marrëveshje mes lëvizjes “5 Yjet” dhe Partisë Demokratike për një ekzekutiv të drejtuar nga kryeministri në detyrë, Giuseppe Conte.

Në sfond mbetet megjithatë e pranishme edhe mundësia e zgjedhjeve të parakohshme, pavarësisht se kreu i PD, Nicola Zingaretti e zyrtarizoi përkrahjen e forcës së vet politike për Conten.

“I përcollëm Presidentit të Republikës mbështetjen tonë për një qeveri me një mazhorancë të re politike. Ia bëmë të qartë se e pranojmë propozimin e “5 Yjeve” mbi emrin e shefit të ekzekutivit”, deklaroi Zingaretti.

Aleanca e deri tanishme e Legës së Djathtë Nacionaliste të Matteo Salvini me 5 Yjet u shpërbë në fillim të muajit. Një votë mosbesimi e Salvinit dështoi shkak të mosmbështetjes nga “5 Yjet” dhe socialdemokratët në senat, por kryeministri, Conte dha dorëheqjen.

Pas kësaj, mbeti në dorën e Matarelës kërkimi i një qeverie të re. Nëse konsultimet përfundojnë pa sukses dhe Italia shkon në zgjedhje të reja, sipas sondazheve, Lega do rezultonte forca më e fuqishme politike në vend, dhe kreu i saj, Salvini, do të bëhej kryeministër i Italisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA