Mbretëresha “mbyll” parlamentin/ Skena e kryeministrit Johnson për të shkuar në Brexit

28/08/2019 16:36

Boris Johnson duket ishte i vendosur t`i shkonte deri në fund planit të tij të fshehtë, i cili u ekspozua përpara pak ditësh nga “The Oberserver”.

Për të arritur tek Brexiti pa pengesa gjatë rrugës, kryeministri britanik kërkoi pezullimin e parlamentit pak ditë pas rinisjes së punimeve në fillim të shtatorit, dhe e mori autorizimin e Mbretëreshës Elisabetë.

Nga sa shpjegoi Johnson, sesioni i ri do të nisë pas fjalimit të Monarkes, të parashikuar në 14 tetor, ku do të theksohet agjenda e tij, të cilën e përshkroi si “mjaft emocionuese”.

Përgjatë kësaj periudhe, dhoma e komunave do të mbetet e mbyllur. Kjo do të thotë ndërkohë se koha që do ti duhet deputetëve për të miratuar ligje që ndalojnë një Brexit pa marrëveshje, do të shkurtohet ndjeshëm.

Johnson është i vendosur ta nxjerrë vendin nga BE-ja me ose pa marrëveshje divorci në 31 tetor. Lëvizja e tij i ka tërbuar kundërshtarët, që e akuzojnë Shefin e Ekzekutivit për shkelje të Kushtetutës.

“Pezullimi i parlamentit është i papranueshëm. Ajo që kryeministri po bën është një lloj kapjeje e demokracisë sonë me qëllimin të detyrojë një dalje nga BE-ja pa marrëveshje. Çfarë gjëje i druhet kaq shumë sa i duhet të pezullojë parlamentin për të mos lejuar ligjvënesit që t`i diskutojnë këto çështje”, është shprehur Jeremy Corbyn, lideri i opozitës.

Më shumë se tre vjet pasi Mbretëria e Bashkuar votoi me 52% të votave pro largimit nga Bashkimin Evropian, është ende e paqartë se me cilat kushte – ekonomia e dytë më e madhe e bllokut do të largohet nga klubi te cilit iu bashkua në vitin 1973.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA