
Pas valës së indinjatës që shkaktuan komentet e tij ofenduese për bashkëshorten e presidentit francez, Emmanuel Macron, kreu i shtetit braziljan, Jair Bolsonaro është përpjekur të shfajësohet duke thënë se nuk ka dashur ta fyejë Zonjën e parë të Francës.
“Nuk desha të ofendoj, ashtu siç nuk desha të dukesha vulgar”, ka thënë ai përpara gazetarëve.
Por fjalët e Bolsonaros nuk tingëllojnë shumë bindëse. Presidenti kishte ripostuar mesazhin e një ndjekësi që krahasonte foton dhe moshën e Briggite Macron, 65 vjeç më atë të bashkëshortes së Bolsonaros Michell, 37 vjeçe, dhe shkruante:
“E kuptoni tani përse e persekuton Macron Bolsonaron? Ndërsa kreu i shtetit braziljan ngacmonte me komentin “lëreni, mjaft e poshtëruat të shkretin“.
Brazilianet vërshuan në mediat sociale duke kërkuar ndjesë për sjelljen e presidentit të tyre, ndërsa reagime pati edhe nga shtetasi brazilian në rrugët e Parisit.
Top Channel