Një zonë e mbuluar nga xhungla në lindje të ishullit Borneo do të shndërrohet në kryeqytetin e ri të Indonezisë. Zhvendosja e tij, u njoftua të hënën nga Presidenti Joko Widodo.

Vendndodhja e propozuar, afër qyteteve relativisht të pazhvilluara të Balikpapan dhe Samarinda, është një nevojë emergjente për kryeqytetin aktual, të mbushur me njerëz dhe që ka shërbyer si zemra financiare e Indonezisë që nga viti 1949 – dhe Widodo pranoi se zhvendosja e kryeqytetit të vendit në ishull do të jetë një ndërmarrje e shtrenjtë.

Zgjerimi  i shpejtë i Xhakartës në vitet e fundit, ka paraqitur shqetësime të panumërta mjedisore, ekonomike dhe sigurie, duke bërë që qeveria të shikojë diku tjetër dhe të lehtësojë shtrëngimin në metropolin masiv.

“Si një komb i madh që ka qenë i pavarur për 74 vjet, Indonezia kurrë nuk ka zgjedhur kryeqytetin e vet,” tha Widodo në një fjalim televiziv. “Barra që Jakarta po mban tani është shumë e rëndë si qendra e qeverisjes, biznesit, financave, tregtisë dhe shërbimeve.”

Projekti ambicioz për të lëvizur kryeqytetin ka të ngjarë të kushtojë rreth 34 miliardë dollarë, njoftoi CNN Indonesia dhe zyrtarët kanë thënë më parë se zhvendosja mund të zgjasë rreth 10 vjet.

Xhakarta është shtëpia e më shumë se 10 milion njerëzve, sipas Kombeve të Bashkuara, me një shtim për rreth 30 milion në zonën më të madhe metropolitane – duke e bërë atë një nga rajonet më të mbipopulluara urbane në botë.

Qyteti po kthehet në moçal për shkak të fundosjes së tokës në det, duke e bërë atë veçanërisht të prirur për përmbytje.

Përkeqësimi i ndotjes së ajrit, trafiku i rënduar në rrugë, është rritur aq shumë sa disa banorë paditën qeverinë indoneziane në korrik. Ishulli ku pritet që të zhvendoset kryeqyteti, është i mbuluar në pyje të mëdha, por ai është goditur nga shpyllëzimi i shfrenuar vitet e fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA