Ukraina në errësirë totale/ BE miraton 145 milionë euro ndihmë humanitare, dërgon edhe gjeneratorë elektrikë në disa qytete Një ekip shkencëtarësh në SHBA kanë mundur të riprodhojnë korale në laborator, për të parën herë, dhe ky është një hap i madh në përpjekjen për të shpëtuar barrierën e madhe koralore amerikane, në brigjet e Floridës.
Kërkuesit nga Qendra për Ruajtjen e Akuariumeve në Florida, mundën të riprodhonin një koral që është në rrezik zhdukjeje.
“Kjo është e jashtëzakonshme. Për herë të parë ne kemi krijuar koralet eAtlantikut në një laborator. Kjo është bërë më herët në Londër, me koralet e Paqësorit, por asnjëherë me ato të Atlantikut,” shprehet një prej studiuesve.
Akuariumi i Floridas dhe muzeu horniman, kanë punuar së bashku që në 2015-n për teknikat e riprodhimit. Ky i fundit është arritur duke imituar kushtet e koraleve në ambientin e tyre natyror, përfshirë agimet dhe perëndimet e diellit, fazat e hënës, temperaturën e ujit dhe cilësinë.
Koralet e Floridës po përkeqësohen shpejt për shkak të ndryshimeve klimaterike dhe një sëmundjeje shkatërrimtare që është shfaqur në ujërat e shtetit jug lindor në 2014. Shkencëtarët shpresojnë të riprodhojnë korale të shëndetshme që do të ripopullojnë barrierën përmes kësaj teknike.
Top Channel