Një anije hapësinore e telekomanduar, që mban robotin e parë humanoid të Rusisë që dërgohet në orbitë, është lidhur me stacionin ndërkombëtar të hapësirës të martën, pas një përpjekjeje të dështuar në fundjavë.

Roboti që ka përmasat e një njeriu, i quajtur Fedor, kopjon lëvizjet e njeriut dhe mund të ndihmojë astronautët në kryerjen e detyrave, në mënyrë të telekomanduar.

Anija u nis të enjten e shkuar nga një aerodrom rus, në Kazakistanin jugor, dhe Fedori do të qëndrojë në stacion deri në 7 shtator, duke mësuar të ndihmojë astronautët atje.

“Le të shkojmë, le të shkojmë”, dëgjohet roboti të thotë gjatë lancimit, duke përsëritur frazën e përdorur nga njeriu i parë në hapësirë, Juri Gagarin.

Anijet Sojuz, janë normalisht të drejtuara nga ekuipazhi në udhëtime të tilla, por këtë radhë, nuk kishte asnjë njeri në komandë, në mënyrë që të testohej një sistem i ri emergjencash.

Përpjekja e dështuar për t’u lidhur me stacionin hapësinor të dielën, kishte shtuar paqartësitë për të ardhmen e programit hapësinor rus, që ka pësuar një seri goditjesh, kohët e fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA