Në një deklaratë të përbashkët pas takimit të opozitës, nuk u mësua dot as si dhe as kur do ndërmerren përpjekjet legjislative, por qëllimi mbetet pengimi i Kryeministri të ri, Boris Johnson për nxjerrjen e vendit nga Bashkimi Evropian me 31 tetor me ose pa marrëveshje me Brukselin.

Një nga rrugët e mundshme është votëbesimi për rrëzimin e qeverisë. Opozita kërkon që qeveria të kërkoj nga Brukseli shtyrjen e afatit të daljes përtej 31 tetorit, përmes një ligji detyrues, siç vepruan me ish-kryeministren Theresa May.

Por, për këtë qëllim duhet një sesion emergjent parlamentar që ata shpresojnë të arrijnë përmes ndihmës së kryetarit të parlamentit të njohur për qëndrimin kundër Brexit.

Lideri i opozitës, Jeremy Corbyn do të preferonte rrëzimin e kryeministrit dhe krijimin e një qeverie kujdestare, ku ai do ishte Kryeministër i përkohshëm edhe pse ky opsion duket jo i pëlqyeshëm.

Takimi i sotëm i opozitës ndodh në kohën kur Nigel Farrage, i njohur si “babai i Brexit” dhe kryetar i partisë me të njëjtin emër, i afërt me presidentin amerikan Donald Trump, ka deklaruar se partia e tij do të tërheq kandidatet kundër partisë konservatore të kryeministrit, nëse Boris Johnson thërret mbajtjen e zgjedhjeve te reja dhe mbështet divorcin pa marrëveshje me BE.

Ai e ofroj “paktin e mos-sulmimit”, ndërkohë që paralajmëroj kryeministrin Johnson se ky i fundit do të “vdes politikisht”, nëse nuk arrin të nxjerrë Britaninë nga Bashkimi Evropian, më 31 Tetor.

Praktikisht kanë ngelur edhe 70 ditë deri në atë ditë, dhe loja është e hapur, si për opozitën, ashtu edhe kryeministrin, i cili do te preferonte një dalje me marrëveshje edhe pse retorika e tij flet se është i përgatitur të divorcohet edhe pa marrëveshje nga BE-ja e cila, nga ana e saj, nëse nuk modifikon qëndrimin, do të humbiste shumë nga një Brexit i Londrës, siç kërcënon Boris Johnson.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA