Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini çoi drejt dështimit koalicionin qeverisës për t’u bërë vetë kryeministër.

Por duket se vendi po shkon drejt një aleance të Lëvizjes 5 Yjet me socialdemokratët. Por pa Salvinin.

“Kam besim, se mund të arrijmë një ujdi, jemi në rrugën e duhur”, tha kryetari i partisë opozitare socialdemokrate, Nicola Zingaretti pas një takimi me kreun e Lëvizjes së 5 Yjeve, Luigi di Maio, pavarësisht se ende nuk ka asgjë konkrete.

Lëvizja 5 Yjet dhe PD socialdemokrate, që për një kohë të gjatë kishin marrëdhënie të vështira, janë afruar jo pak së fundmi. Dallime ka pasur së fundmi, në çështjen, nëse Conte duhet të mbetet kreu i një qeverie të ardhshme.

Aleanca e deritanishme e Ligës së djathtë nacionaliste e ministrit Matteo Salvini me 5 Yjet u shpërbë në fillim të muajit.

Një votë mosbesimi e Salvinit dështoi për shkak të mosmbështetjes nga 5 Yjet dhe socialdemokratët në senat, por kryeministri, Conte dha dorëheqjen.

Tani është në dorën e presidentit italian, Sergio Mattarella kërkimi i një qeverie të re. Ai e zgjati afatin për krijimin e një koalicioni deri të mërkurën.

Nëse konsultimet përfundojnë pa sukses, atëherë Italia ma gjasa në nëntor do të zhvillonte sërish zgjedhje të reja parlamentare. Sipas sondazheve, Lega do të bëhej forca më e fuqishme politike, dhe kreu i saj, Salvini kryeministër i Italisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA