“Karaibet” ndotëse të Italisë/ Ambientalistët kundër bukurisë që shkaktohet nga një fabrikë

27/08/2019 14:46

Këto janë Karaibet e Italisë, me rërë të bardhë dhe det blu… por, plazhet e bardha të Rosinjano Solvay, në Toskana, duhet të falenderojnë për këtë nofkë, një fabrikë, Solvay, e specializuar për prodhimin e bikarbonatit të sodiumit, që ligjërisht shkarkon gurë gëlqerorë në ujëra që më pas hidhen në det.

Ka një masë që ndalon notin 100 metra përreth kësaj rryme të padëshirueshme, por përveç saj, autoritetet janë të qarta: cilësia e ujit është e jashtëzakonshme. E kjo nuk i kënaq aktivistët ambientalistë që denoncojnë ndotjen masive.

 “E zbulova në Google Maps. Më thanë që nuk ishte e rrezikshme dhe se ngjyra vjen nga një fabrikë këtu pranë”, shprehet një vizitor.

Pikëpyetje ka prej dekadash për detin dhe rërën që kanë ngjyra kaq befasuese, me disa ambjentalistë që sugjerojnë se fenomeni shkaktohet nga metalet e rënda që emetohen nga fabrika. Kjo e fundit, mohon akuzat se po ndot bregun përreth.

Fabrika, rreth 25 km në jug të qytetit port, Livorno, është hapur në fillim të shekullit të kaluar dhe një qytet i ri, Rosignano Solvay, u ndërtua, për të strehuar punëtorët dhe familjet e tyre. Sot, gjigandi kimik global, operon në 61 vende dhe ka rreth 24500 punëtorë.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA