Ukraina në errësirë totale/ BE miraton 145 milionë euro ndihmë humanitare, dërgon edhe gjeneratorë elektrikë në disa qytete Një promocion agresiv qetësuesish prej opioidi që ka shkaktuar një epidemi varësie.
Ky është dënimi sipas të cilit shumëkombëshja farmaceutike amerikane, Johnson & Johnson duhet të paguajë një dëmshpërblim prej 572 milionë dollarësh. Sipas një gjykatësi të Oklahomës, J&J ka bërë një fushatë cinike dhe mashtruese të larjes së trurit për t’i shitur opioidet si droga magjike.
Johnson & Johnson, është kompania e parë farmaceutike që gjykohet për krizën e varësisë nga opioidet në Shtetet e Bashkuara, që vetëm në 2017-n i ka marrë jetën mbi 70 mijë personave si pasojë e overdozave. Gjykata e Oklahomës kishte si qëllim rekuperimin e kostove të kurave, të cilave i është nënshtruar një gjeneratë e tërë toksikodipendentësh, të prekur nga kriza, për një total prej 17 miliardë dollarësh. Por, shifra në fund, ka qenë e ndryshme.
Pas lajmit për dënimin, Johnson & Johnson sidoqoftë ka fituar 4 përqind në bursa pasi pritej një dënim shumë më i ashpër. Sidoqoftë, kompania ka bërë të ditur se do ta apelojë vendimin. Ilacvet që kanë gjeneruar një varësi të tillë, janë qetësues; nucynta dhe duragesic, të shitur mes viteve 2000-2015. Dy importues të rëndësishëm, amerikania Purdue Pharma dhe izraelitja Teva, kanë arritur një marrëveshje me shtetin e Oklahomës për të paguar 270 milionë dhe 85 milionë dollarë, respektivisht.
Top Channel