E PLOTË/ Starton edicioni i pestë i “Big Brother VIP”, 14 banorë bëhen pjesë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri Ambasada Amerikane në Tiranë ka postuar një tjetër video ku shpjegohet qartazi se si do të funksionojë Byroja Kombëtare e Hetimit dhe cilat do të jenë detyrat e hetuesve të kësaj strukture. Në videon e ambasadës amerikane, BKH do të jetë e ngjashme me FBI amerikane.
Për ata hetues që do të jenë pjesë e BKH, ambasada amerikane bën të ditur se do të trajnohen në Virxhinia dhe do të ketë një komision ndërkombëtar që do të mbikëqyrë trajnimin dhje përgatitjen e hetuesve të byrosë kombëtare të hetimit.
Në video Ambasada Amerikane shpjegon edhe sesi do drejtohet BKH dhe kontrolli mbi prokurorin e posaçëm, teksa përmend kontrollin e llogarive bankare dhe celularit, me synimin që të mos ketë asnjë ndikim mbi ligjin dhe çdo zyrtar i korruptuar të përballet me drejtësinë.
Sipas ambasadës kjo strukture shumë e rëndësishme është e ngjashme me FBI amerikane dhe do të ketë në shënjestër për hetim zyrtarët e lartë në vend.
https://www.facebook.com/usembassytirana/videos/2516793145010062/
Top Channel