Aksidenti në bazën ushtarake, zbulohen izotope radioaktive në Rusi

27/08/2019 07:05

Pas aksidentit që ndodhi në Rusi në një bazë ushtarake gjatë një prove armësh, agjensia shtetërore meteorologjike ka njoftuar se ka gjetur izotope radioaktive.

Në deklaratën e saj Agjencia Roshydromet njofon se ka gjetur: strontium, barium dhe lanthanum. Mostrat u morën në qytetin e Severodvinskut i cili ndodhet shumë pranë bazës ushtarake ku ka ndodhur aksidenti.

Agjencia Roshydromet njofton publikn se izotopet radioaktive të gjetura se ato nuk përbënin rrezik.

Aksidenti i 8 gushtit në rajonin verior rus të Arkhangelskut, ku humbën jetën të paktën pesë njerëz dhe u plagosën disa të tjerë, ngriti shqetësimin e ndotjes atmosferike kur zyrtarët e urgjencave raportuan një rritje të niveleve të rrezatimit.

Disa zyrtarë amerikanë besojnë se në aksident ka patur elementë radioaktivë dhe shumë analistë flasin për një raketë me energji bërthamore që Presidenti Vladimir Putin njoftoi se ishte në prodhim e sipër vitin e kaluar.

Si pasojë e pranisë së karburantit toksik nga aksidenti u mbyll porti i ndërtimit u mbyll për notarët dhe peshkimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA