Tayna dhe ‘Specat’ vazhdojnë të kenë vëmendjen e publikut shqiptar, duke marrë votat maksimale dhe duke kryesuar listën e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare në ‘The Top List’.
“Pasite” ende preferohet, kërcehet dhe votohet nga fansat e treshes së talentuar, duke e shpallur për të tretën javë rresht këngën më të dëgjuar. Pavarësisht se nga java në javë publikohet këngë të reja, “Pasite” ia ka dalë t’i rezistojë konkurrencës.
Këtë javë “Tela” është rikthyer sërish në zonën e nxehtë të klasifikimit, duke u ngjitur me dy poziciona nga java e kaluar dhe duke zënë vendin e dytë ndërsa vendi i tretë vazhdon t’i përkasë Butrint Imerit dhe këngës së tij “Hajt Hajt”.
Sukses këtë javë ka korrur edhe bashkëpunimi i Majk dhe Butrint Imerit, “Sa gjynah”, duke u ngjitur me tre pozicione ndërsa “A m’don” e Elvana Gjatës ka humbur tre pozicione, duke u renditur në vendin e 5-të.
Tre këngë të reja i janë shtuar kësaj jave klasifikimit, duke lënë jashtë saj disa prej këngëve që për shumë javë qëndronin në listë./ Topawards
Top Channel