Stine ka vendosur të vijë me një projekt muzikor tepër të vecantë së fundmi. Edhe pse gjendemi në një periudhë ku kemi shumë këngëtarë të muzikës hip-hop, Stine ka ndryshuar taktikë, duke risjellë në vëmendje “Ujqërit e vjetër”.
Mr Elvis dhe grupi 2die4 janë ndër reperët e parë në Shqipëri dhe këta artistë kanë vendosur të rikthehen sërish në muzikë pas një kohe të gjatë shkëputje muzikore.
“Albania vs Everybody” mban titullin ky projekt muzikor, për të cilin kanë punuar Stine, Mr Elvis, Mulah, 2die4 dhe Marius. Duke rikthyer sërish stilin muzikor “old school”, fansat e kanë mirëpritur këtë rikthim të artistëve si edhe këtë bashkim muzikor, duke e sugjeruar që kënga të futej menjëherë në “The Top List”. Falë mbështetjes së madhe nga ana e fansave, kjo këngë është renditur menjëherë në vendin e 30-të.
Ky rikthim i “Ujqërve të vjetër” ka ardhur si një “diss” për reperat e rinj, të ashtëquajtur buzëqumësht në tekstin e këngës së tyre.
Komente mjaft pozitive ka marrë ky projekt muzikor në rrjetet sociale, duke lënë kështu të nënkuptohet se “Ujqërit e vjetër” i kanë munguar tregut muzikor shqiptar.
Në klipin e këngës ata nuk kanë harruar pa përmendur një nga ikonat e repit shqiptar dhe bëhet fjalë për Dr Florin, i cili është ndarë nga jeta në vitin 2014-të.
Top Channel