Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj kujton se 15 shtatori po afron dhe se të gjithë ata studentë që kanë përfunduar me rezultate të larta universitetin dhe që duan të bëhen pjesë e strukturave të hetimit në Policinë e Shtetit duhet të nxitojnë për regjistrimin.
“Juristë, informaticienë, financierë, ekonomistë, inxh.elektronik kanë mundësinë e rrallë që pas përfundimit të Kursit të Of.Pol.Kriminale 6 mujor të përfshihen në luftën kundër krimit & korrupsionit, duke kontribuar ndër frontet më të rëndësishëm për një Shqipëri të drejtë e europiane”, sqaron Lleshaj.
Ministri tregon edhe kriteret bazë që kërkohet të përmbushin kandidatët.
“Ajo që kërkohet është motivim i plotë për shërbim publik me nder dhe vendosmëri të lartë, një diplomë me notë mesatare mbi 8, nivel i lartë i gjuhës angleze dhe kondicion fizik i mirë. Policia Shqiptare ka nevojë për vajzat dhe djemtë më të mirë të vendit”, thotë Sandër Lleshaj.
Top Channel