Nga e hëna, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, do të kenë administrim të përbashkët kufiri.

Dy vendet do te zbatojnë bashkërisht lëvizjen e njerëzve dhe mallrave në vendkalimin kufitar mes Preshevës dhe Tabanocës. Fillimin e zbatimit të marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit, e përuruan kryeministrja serbe, Ana Bernabiç, dhe homologu i saj maqedonas  Zoran Zaev, me pohimin se ky duhet të jetë shembull për bashkëpunimin rajonal.

Sipas Zaevit, në këtë mënyrë do të përshpejtohet lëvizja e udhëtarëve, mallrave dhe automjeteve, e do të rritet po ashtu numri i turistëve në të dy shtetet. Njohja e certifikatave ndërkufitare do të shmangë mashtrimet doganore, shtoi ai, do të lehtësoje luftën kundër korrupsionit dhe do të shtojë besimin e tregtinë mes dy vendeve.

Pa e fshehur entuziasmin, Bernabiç shkroi në Twitter se Serbia dhe Maqedonia Veriore janë të dyja te angazhuara në vlerat e paqes, bashkëpunimit dhe lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave. Sistemi i integruar i kufirit, sipas saj do të mundësojë lëvizjen më të shpejtë të kamionëve dhe do të nxisë tregtinë rajonale.

Por Bernabiç e shfrytëzoi gjithashtu rastin për të kritikuar vendimin e Prishtinës zyrtare mbi vendosjen e tarifave prej 100 përqind ndaj mallrave serbe dhe përsëriti thirrjen për heqjen e tyre. Vetëm një javë më parë, Maqedonia e Veriut dhe Kosova u gjendën në një situatë që mund të shndërrohej ne luftë tregtare. Pala kosovare kërcënoi se përsa kohe nuk do të ndalohej importi i shumimit të peshqve nga Kosova, Prishtina nuk do të lejonte importin e patateve dhe mjaltit nga Maqedonia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA