Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ndodhej për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku nuk i ka shpëtuar provokoimit të një gazetari shqiptar. Furkan Saliu kishte zgjedhur të vishte një bluze me figurat më të njohura shqiptare dhe me mbishkrimin: “sapo dolëm nga pylli”.

Kjo zgjedhje e gazetarit është bërë për të ironizuar deklaratën fyese të Brnabiç ndaj liderëve shqiptarë të Kosovës, të cilët i quajti “njerëz që kanë dalë nga malet”.

Gazetari e pyeti kryeministren përse nuk po hapet pika kufitare Preshevë-Llojan, ndërkohë që Brnabiç tha se po shqyrtohet si mundësi. Ajo nuk bëri asnjë koment mbi bluzen ku ndodheshin ndër të tjera fotot e Nënë Terezës, Xherdan Shaqirit, Rita Orës, Bebe Rexhës apo Majlinda Kelmendit.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA