“Presidenti francez, Emmanuel Macron, investoi shumë punë dhe kapital me qëllim që samiti i G-7 në Biarritz të mos dështojë. Ai ftoi politikanë të paplanifikuar dhe vendosi tema të tjera në agjendë, për të thyer formatin e skematizuar. Ai nuk donte të dështonte, dhe ia doli” – shkruan redaktorja e DW, Barbara Wesel.

Ai nxori jashtë loje Donald Trump dhe ky nuk është një sukses i vogël. Macron, ftoi ministrin e jashtëm iranian Mohamed Javad Zarif në samit dhe u takua me të, pikërisht nën hundën e Donald Trump, që reagoi me zemërim dhe tha se linja e ashpër e SHBA është strategjia e vetme.

Edhe për pyjet në Amazonë, Macron gjeti levën e duhur. Ai kërcënoi presidentin brazilian, Jair Bolsonaro me mosratifikimin e marrëveshjes Mercosur nëse nuk do të ndalte zjarret në mushkërinë e gjelbër të planetit dhe mori premtime nga pjesëmarrësit e tjerë për ndihmë konkrete në shuarjen e flakëve. Dhe Macron e bëri Bolsonaron të veprojë.

Ai dërgoi ushtrinë për të shuar flakët. SHBA nuk u kënaq aspak që macron vuri në rend të ditës temën e klimës dhe zjarret në amazonë. Diplomatë amerikanë thanë se SHBA u ndje e mënjanuar.

Macron sidoqoftë tregoi se e njeh zanatin dhe se synon të marrë pozicionin e liderit drejtues të Europës. Shumë nisma të rëndësishme që nga taksa mbi kompanitë digjitale e deri tek politika e klimës, kanë ardhur nga Parisi.

E ndërkohë, Gjermania nuk po bën figurë të mirë. Duket sikur perëndimi politik i Angela Merkelit, ka paralizuar edhe përvojën dhe vullnetin drejtues të kancelares. Edhe tek drejtuesit e rinj të BE, dora e Macronit u pa qartë.

Ai po kthehet tani në liderin e fortë të Europës, por, siç shkruan Wesel, duhet të ketë kujdes e të mos humbasë lidhjen me realitetin. Megjithatë, pas samitit të G7, shumëkush, përfundon Wesel, ka ndjesinë se me Macron është në duar të sigurta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA